E FUNDIT/ Rama shkarkon Blerina Gjylametin, Ditmir Bushatin dhe Lindita Nikollën
Ranieri: Duhet të meritojmë rrogat, pa Champions largohemi të gjthë
Roma humbi një mundësi të mirë për t’u futur në zonën Champions, pasi u mposht me rezultatin 2-1 në transfertën ndaj Spalit. Kjo provokoi edhe reagimin e ashpër të trajnerit Claudio Ranieri në përfundim të ndeshjes, me teknikun italian që sulmoi futbollistët e tij dhe u kërkoi të justifikojnë pagat.

"Luajtëm përballë një skaudre dhe ne vetë nuk ishim të tillë. Nëse nuk je një skuadër, nuk shkon gjëkundi. Champions është fondamental për ne, pasi në të kundërt, do të ndryshojnë strategjitë dhe shumë do të na duhet të largohemi”, tha Ranieri.

Trajneri, që u ul në stolin e verdhekuqve vetëm para pak ditësh, nuk ngurroi të kritikojë lojtarët e tij edhe për gjendjen fizike, por edhe interpretimin e gabuar të lojës.

"Duhet të përmirësohemi, pasi ne nuk vrapojmë, por edhe kur vrapojmë, e bëjmë shumë keq. Duhet të sakrifikojmë të gjithë dhe të tregojmë se meritojmë pagat tona. Na mposhti sot një skuadër me lojtarë që paguhen shumë më pak se ne, por që vënë shpirtin në fushë", deklaroi tekniku i Romës.
Shtuar më 17/03/2019, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori