Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Ranieri e nis me fitore aventurën te Fulham
U rikthye Klaudio Ranieri. Debutimi i trajnerit italian në stolin e Fulhamit nis me një fitore 3-2 përballë Sauthemptonit. Tri pikë të arta për skuadrën londineze, që ndërpret ciklin negativ dhe pas shkarkimit të Jokanoviçit riniset me hapin e duhur. Fulhami fiton një ndeshje të nisur shumë keq. Sauthemptoni kalon në avantazh në minutën e 18-të me Armstrong.

Në 33′ barazon Mitroviç dhe në 43′ vjen goli i përmbysjes me Shyrrlen. Por vendësit me portierin Riko mes shtyllave vazhdojnë të bëjnë gabime në mbrojtje dhe në 53′ “shenjtorët” barazojnë, shënon përsëri Armstrong. Vendësit nuk janë dakord dhe gjejnë edhe golin e fitores me Mitroviç në 64′ (i teti sezonal për serbin) dhe tani mund të shijojnë të qetë një vakt në “McDonald’s”, sepse paguan gjithmonë trajneri i tyre.

Ndërkohë Ranieri foli pas ndeshjes “Jam shumë i kënaqur, ndeshja e parë, fitorja e parë. Është një hap i vogël, por i rëndësishëm për të gjithë. Ky është shpirti që dua të shoh. Më pëlqen, por sigurisht që duhet të punojmë shumë më shumë”, tha tekniku italian.

Shtuar më 25/11/2018, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori