Ranieri flet për herë të parë pas titullit kampion
"Gjithmonë kam menduar si në fillim ashtu edhe më pas që mund të arrinim që të fitonim kampionatin", këto janë fjalët e para të Claudio Ranierit pas titullit kampion.

Duke folur në emocionet e para pas sfidës strategu i Leicesterit u tregon se kujt ja dedikon këtë sukses, raporton Albeu.

"Dedikimi i vetëm u shkon të gjithë atyre që besojnë dhe që provojnë, jo vetëm në fushë por në të gjitha fushat e jetës. Do të mbetem te Leicesteri pasi kemi kaluar një sezon të jashtëzakonshëm.

Pas golit të Cahill mendova se diçka e bukur do të ndodhte, në minutat në vijim dhe erdhi goli i Hazard. Në një ditë si kjo dua të kujtoj edhe një kampion të madh si Zola", u shpreh Ranieri. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2016, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori