Ranieri i shokuar për humbjen e sulmuesit argjentinas
Sulmuesi argjentinas Emiliano Sala, i cili pak ditë më parë kishte firmosur për ekipin e Premier Leagues, Cardiff City nga Nantes dyshohet se ka humbur jetën bashkë me pilotin teka udhëtonte me një avion “Piper Malibu” nga Francë në drejtim të Anglisë.

Për zhdukjen e tij ka folur edhe trajneri italian, Claudio Ranieri.

"Unë u shkatërrova ku dëgjova lajmin për zhdukjen e tij. Emiliano është një njeri i mrekullueshëm. Ai është një luftëtar. Unë lutem për Emilianon dhe familjen e tij", tha Ranieri. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori