Ranieri i tronditur për vdekjen e presidentit të Leicesterit
Claudio Ranieri është tmerrësisht “i tmerruar’ nga vdekja e presidentit të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha.

“Jam tmerrësisht i mërzitur nga ky lajm”, tha Ranieri për Sky Sport Italia.

“Ai ishte një njeri i mirë dhe gjithmonë kishte fjalë pozitive për të gjithë. Pozivititeti i tij dhe aftësia që të gjithë ta duan atë ishte e pastër dhe të gjithë ne e shihnim. Ai erdhi në zhveshtore dhe mbajti një fjalim të mirë, asnjëherë nuk qortonte”.

“Një herë për ditëlindjen time, ai erdhi në zhveshtore me një torte të madh dhe i bëri të gjithë të këndonin këngën “Happy Birthday” (Gëzuar Ditëlindjen).

“Tani i takon djalit të tij, i cili ka qenë gjithmonë i dhënë pas futbollit, të shkojë hapave të babait të tij”.

“Me kujtohet kur ne u takuam për herë të parë ku menjëherë mendova që ai ishte një person pozitiv, plot energji. Objektivi i im kur unë shkova në Leicester ishte të sigurojmë mbijetesën në Premier Ligë, pastaj të gjithë e dimë çfarë ndodhi”.

“Vichai Srivaddhanaprabha bëri një kontribut shumë të rëndësishëm për fitoren e Premier Ligës, pasi që ai erdhi 30 minuta para ndeshjes për të përqafuar të gjithë. Ai kurrë nuk tha një fjalë, ishte i buzëqeshur dhe i lumtur. Jam shumë i mërzitur dhe i bashkohem ngushëllimeve për familjen”.
Shtuar më 29/10/2018, ora 20:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori