Ranieri kap për flokësh arbitrin e katër dhe ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

Claudio Ranieri fitoi me Nantes e tij, 1-0 sfidën ndaj Angers në Francë.

Trajneri italian, po kalon një kohë shumë të mirë, pasi ekipi i tij gjendet në vendin e 5-të në renditje, me 30 pikë, shkruan Albeu.com.

Por, ajo që bëri bujë nëpër media në ndeshjen e sotme, ishte gjesti i italianit, ku pas një faulli, në emocion e sipër, shkoi e kapi nga flokët arbitrin e katërt.

Për kryesorin nuk kishte dyshime, dhe Ranieri u ndëshkua me karton të kuq. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2017, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori