Ranieri kërkon pankinën e Italisë
Claudio Ranieri është një nga kandidatët për ta marr drejtimin e Italisë, pas largimit të Giampiero Ventura në nëntor.

“Çdo trajnerë italianë do ta dashuronte punënë në kombëtare”.

“Kam kontratë me Nantes për dy vite, dhe deri më tani nuk kam marr asnjë mesazh, dhe për këtë nuk mund të them asgjë.

“Por nëse do të kem ofertë nga Italia, do të shkoja të presidenti i Nantes dhe do t’i kërkoja të lirohem”.

Aktualisht trajneri i Italisë është Gigi Di Biagio, që zyrtarisht është trajner i U-21, por Ranieri premton se nëse ai do të jetë në krye të Kombëtares atëherë gjëja e parë që do të bëjë është të ftojë Balotellin.

“Balotelli ka shumë kualitet dhe dëshiron të jap shumë për kombëtare”, ka thënë Ranieri. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori