Ranieri lavdëron Mourinhon: Është një njeri fantastik
Pëlqej
Claudio Ranieri dhe Jose Mourinho janë përballur në të shkuarën në Itali dhe kishte rivalitet midis tyre por tashmë situata ka ndryshuar dhe mes të dyvë gjithcka shkon shumë mirë, shkruan Albeu.com.

Trajneri roman do të përballet me “Special One” të shtunën pasdite në "Old Trafford", me Fulhamin e tij. Ai do të përpiqet të marrë diçka nga kjo transfertë, që ka ende shpresë për mbijetesën në Premier League, çka është objektivi kryesor, pas një makthi të fillimsezonit.

Ranieri vlerësoi kolegun e tij dhe rivalin në konferencën për shtyp. Ai përdori edhe fjalë të papritura për këtë, duke gjykuar nga përplasjet e kaluara: "Jose është një njeri i madh, si dhe një mik i madh. Ai më uroi rikthimin në Premier League, me të flasim për çdo gjë. Ishte shumë i këndshëm dhe i sjellshëm me mua, që kur mori vendin tim te Chelsea”.

Një barazim në fushën e Manchester United, trajneri italian do ta mirëpriste si fitore: "Ne do të përballemi me një nga ekipet më të mira në kampionat. Edhe në Ligën e Kampionëve, "Djajtë e Kuq" po sillen shumë mire. Një pikë do të jetë diçka e madhe për ne. E dimë se kemi nevojë për një lojë të përkryer, që ta marrim atë". Përfundoi Ranieri. /albeu.com/

Shtuar më 07/12/2018, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori