“Shkarkimi? Kam gjëra më të rëndësishme për të menduar. Nuk i kërkoj
lojtarëve të luajnë për mua, por për skuadrën dhe fanellën që mbajnë veshur.”
Këto janë deklaratat e trajnerit të Interit, Claudio
Ranieri, në prag të takimit që zikaltërit do të luajnë në Velodrome të Marsejës, e vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampioneve.
“Duhet të rinisim fitoret në
Champions. Kjo është ndeshja e duhur. Pres që djemtë të luajnë bukur sepse në
Champions kampionët e tregojnë veten”, deklaroi
Ranieri.
Mbi zgjedhjet e formacionit tekniku Italian u shpreh: “Snejder është një
lojtar i rëndësishëm, por duhet të prisni nesër të shihni nëse do të luajë apo jo. Forlan? Është një
lojtar që mund të luajë kudo.” /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2012,
ora 08:55