Ranieri: Milito emblema e Interit
Interi mundi mbrëmë Lille në Ligën e Kampioneve dhe u kualifikua për në fazën tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në Europë.

I intervistuar pas ndeshjes nga Sky Sport, tranjeri i Interit deklaroi: " Të gjitha fitoret janë të rëndësishme, duke parë që kemi bërë dhe pak (qesh). Kjo skuadër ka nder dhe ndjenja të tjera të rëndësishme, nuk jemi të mbaruar dhe këtë duhet ta tregojmë në çdo ndeshje".

Gabimi i Militos? - " E pashë të luftonte, të vraponte por ka momente kur jo çdo gjë shkon mirë por ai është emblama e kësaj skuadre dhe e tifozëve. Asnjëherë nuk dorëzohet, donte të reagonte dhe më në fund shënoi duke transmetuar besim edhe te skuadra. Djemtë nuk dorëzohen kurrë, madje as në stërvitje", përfundoi intervistën e tij pas ndeshjes së mbrëmshme. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori