Ranieri nuk beson ne titull
Albeu.com
Distanca midis Interit dhe Romës sa vjen e zvogelohet dhe tashmë është vetëm pesë pikë, por trajneri i Romës, Klaudio Ranieri, nuk beson se lufta për titull në Serinë A është rihapur.Roma mposhti minimalisht Katanian dje në “Olimpiko”, duke e çuar distancën me Interin kryesues në pesë pikë. Por pas takimit Ranieri deklaroi se nuk mendon se gara për titull është rihapur. “Ne po ecim mirë, por objektivi kryesor mbetet Liga e Europës”, theksoi ai për “Sky Sport”.

“Unë mendoj se Interi është një kalibër tjetër, arrin të marrë pikë me nëntë lojtarë përballë një Sampdorie në formë të shkëlqyer. Ne nuk jemi ende në nivelin e tyre”, nënvizoi numri një i stolit verdhekuq.

Më tej ai nuk i kurseu as përgëzimet për ekipin e tij, pas fitores së djeshme: “Dua të komplimentoj skuadrën, pasi luajtëm një ndeshje të vështirë në mesjavë dhe sot (dje) zhvilluam një ndeshje me nivel. Jam i kënaqur që arritëm të çajmë mbrojtjen e ngjeshur kundërshtare”.
Shtuar më 22/02/2010, ora 21:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori