Ranieri nxjerr jashtë loje Sneijder
Wesley Sneijder
Duke pasur parasysh rezultatet e dobëta që ka marrë Interi gjatë ndeshjeve të fundit, Claudio Ranieri ka vendosur të mos bëjë më eksperimentime modulesh. Në fakt, trajneri i zikaltërve, për sfidën e sotme me Catanian, ka menduar që të zbresë në fushë një skemë 4-4-2. Risia e vetme në këtë rast është se numri një i pankinës zikaltër ka nxjerrë jashtë loje Wesley Sneijder.

Fantazisti hollandez nuk e ka arritur akoma formën e tij më të mirë, për rrjedhojë në ndeshjet e fundit që ka luajtur nuk ka bërë aspak atë që prisnin. Kur ishte ende i dëmtuar, rikthimi i futbollistit mendohej si një shpëtim për skuadrën, mirëpo në fakt rezultoi e kundërta. Ranieri nuk ia doli dot ta integronte Sneijder me skuadrën. Madje, teksa përpiqej ta realizonte këtë, duket se ka prishur ekuilibrat e grupit.

Gjithashtu, mendohet që numri një i pankinës së zikaltërve të rikthejë në sulm dyshen Pazzini- Milito. Ndërkohë mbeten ende dyshime sa i përket repartit të mesfushës. Shans për të qenë titullarë kanë Andrea Poli, Angelo Palombo dhe Joel Obi. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2012, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori