Ranieri pa fjalë: Thjesht duhet ta hiqni kapelën kur shënon Cristiano
Claudio Ranieri e pranon se Sampdoria u mund nga "dy gola kryevepër" që i shënoi Juventusi, ndërsa shtoi se Cristiano Ronaldo dukej si një lojtar i NBA.

Bardhezinjtë shënuan me Paulo Dybalan dhe me Ronaldon, ku të dy harkimet erdhën nga Alex Sandro.

"Unë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtëm. Kur kundërshtarët tuaj shënojnë dy gola kryevepra si këto, ju vetëm mund të shtrëngoni dorën e tyre dhe tu thoni urime. Gola si ato ja vlejnë ta paguani çmimin e biletës", tha fillimisht trajneri i Sampdorias.

"Megjithatë, kjo shfaqje na jep më shumë besim, sepse ne reaguam mirë dhe krijuam disa shanse të mira", vijoi ai.

Ronaldo bëri një kërcim të pabesueshëm 71 cm nga toka dhe në momentin kur gjuajti topin ishte në lartësinë 2.56 metra.

"Ai dukej si një lojtar i NBA! Ai ishte në ajër për një orë e gjysmë!", thotë Ranieri duke qeshur.

"Ju nuk mund të thoni asgjë në lidhje me këtë, thjesht duhet ta hiqni kapelën dhe kjo është e gjitha", përfundoi ai.
Shtuar më 19/12/2019, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori