Ranieri piketon yllin e PSG-së, marveshja mund të arrihet shumë shpejt
Nantes ka kthyer sytë nga Paris Saint-Germain për të përforcuar skuadrën në sesionin dimëror.

Sipas mediave franceze, skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri ka piketuar Lucas Mouran, të cilin dëshiron ta marrë në formë huazimi. Megjithatë ky opsion nuk është i pëlqyeshëm as nga sulmuesi brazilian dhe as nga klubi parizien, me Nantes që duhet të paraqesë një ofertë bindëse për 25-vjeçarin.

Këtë sezon braziliani ka gjetur shumë pak hapësirë në formacion, madje numëron vetëm 75 minuta në total në 5 ndeshje të Ligue 1, në të gjitha rastet si zëvendësuar. Ka shënuar vetëm një gol, në fitoren e thellë 1-5 në fushën e Metz./albeu.com/
Shtuar më 22/12/2017, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori