Ranieri trajner i Kombëtares së Meksikës ?
Claudio Ranieri është duke marrë në konsideratë propozimin që të jetë trajner i Meksikës për Botërorin 2022.

Sipas esto.com federata ka bërë ofertë për ish trajnerin e Romës, Juventusit, Interit dhe Chelseat, i cili bëri çmendurinë duke fituar titullin e Premier Leagues në Angli me Leicester City.

Ranieri e la rolin e trajnerit në Ligue 1 sezonin e kaluar pas një përleshje që pati me presidentin e klubit.

Kjo do të ishte hera e dytë e italianit që merr në menaxhim një Kombëtare, pas zhgënjimit të tij me Greqinë.
Shtuar më 16/10/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori