Ranocchia: Çfarë nderi të jesh kapiten i Interit
Pëlqej
Andrea Ranocchia luajti dy netë më parë në "San Siro" përballë islandezëve të Stjarnan me shiritin e kapitenit në krah. Qendërmbrojtësi i Interit, për herë të parë, pati një mundësi të tillë gjë që e ka emocionuar pa masë.

"Çfarë emocioni ndjeva në ndeshjen time të parë në ‘San Siro’ si kapiten! Ishte një fitore e madhe ajo që morëm", u shpreh ish mbrojtësi i Barit.

Mes të tjerash, 26-vjeçari pranoi që të komentonte edhe startin e Serie A: "Tani do të na duhet që të fillojmë të përqendrohemi te Serie A. Me Torinon kemi një ndeshje shumë të vështirë. Them se duhet që të ruajmë përqendrimin që në fillim nëse duam që në fund të kompeticionit të jemi të kënaqur me vendin që do të marrim". /albeu.com/



Shtuar më 30/08/2014, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori