Ranocchia: Do të firmosja përjetë me Interin
Pëlqej
Ndryshe nga herët e tjera, ku në konferencën për shtyp të çdo pragndeshjeje është shfaqur Walter Mazzarri, këtë radhë komunikimin me mediat e ka marrë përsiper mbrojtësi Andrea Ranochia, i cili brenda një kohë të shkurtër do të rinovojë kontratën me Interin.

"Nuk firmos për vendin e tretë në Serie A, por firmos për fitoren ndaj Cagliarit, në Kupën e Italisë dhe ndaj Fiorentinës. Firmos për t’i fituar të gjitha ndeshjet dhe në fund mund të bëjmë llogaritë. Përsa i përket rinovimit, do të firmosja përjetë me Interin. Mund të them se kemi rënë dakord prej kohësh, mbeten për t’u zgjidhur vetëm disa detaje për të drejtën e imazhit", është shprehur mbrojtësi zikaltër.

Më pas 26-vjeçari përqendrohet vetëm tek sfida me formacionit e Zdenek Zeman.

"Ndaj Cagliarit duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe ne këtë e dimë mirë. E kemi treguar në këtë fillim kampionati dhe tani duhet të ruajmë vazhdimësinë. Do të jetë një takim shumë i vështirë, sepse Kagliari ka shumë cilësi në fazën sulmuese", deklaroi italiani.

Në kampin ziklatër është e ndaluar të flitet për titullin kampion, por Ranochia beson se Interi mund të rivalizojë edhe për këtë objektiv madhor.

"Rruga është shumë e gjatë, shumë e vështirë, por kemi cilësi teknike dhe taktike si dhe moral për të bërë mirë. E keni nisur mirë sezonin, por kjo nuk do të thotë asgjë. Të sapoardhurit duhet ende të kuptojnë funksionimin e mekanizmave. Sigurisht që Juventusi është nisur në një pozicion më të avancuar, por ne kemi shumë uri", vijoi Ranocchia.

Mbrojtësi italian vlerësoi punën e Walter Mazzarrit, duke theksuar se gjatë vitit të parë në stolin e Interit, edhe ish-trajneri i Napolit kishte nevojë për t’u përshtatur me ambientin e ri. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori