Ranocchia: Kapiten në "San Siro", çfarë emocioni!
Pëlqej
Pas lamtuimirës së Javier Zanettit, për Andrea Ranocchian, ndeshja e së dielës në "San Siro" kundër Sassuolos do të jetë e para me shiritin e kapitenit dhe mbrojtësi nuk arrin t’i fshehë emocionet për këtë moment.

SHIRITI I KAPITENIT - "Jam shumë i emocionuar dhe kam shumë dëshirë të tregoj gjithë vlerën time. Kampionati sapo ka filluar dhe tani duhet të nisim rrugën e fitoreve sepse objektivi jonë është që të përmirësojmë arritjet e sezonit të shkuar".


MAZZARRI - "Trajneri është shumë i karikuar. Ka ndërtuar një grup lojtarësh të rinj të miskuar me senatorët. Futbolli të ndryshon jetën dhe një gjë e tillë ka ndodhur edhe me mua. Tani më takon mua të impenjohem sa më shumë çdo ditë për të fituar diçka të rëndësishme".


E ARDHMJA- "Që prej katër vitesh më kanë në shumë klube por unë kam mbetur përherë këtu dhe shpresoj që të qëndroj për një kohë sa më të gjatë".

SKUDETO - "Kampionati është shumë i gjatë dhe ka ende shumë ndeshje për të luajtur. Nuk jepen vendimet pas javës së parë por unë besoj se do të jetë një kampionat i ekujlibruar sepse skuadrat janë të impenjuara edhe në Europë".

KOMBËTARJA - "Ekzistonte shpresa për të bërë menjëherë mirë, punuam shumë në pak ditë dhe duhet të tregonim ato që kërkonte Conte dhe besoj se ia dolëm mbanë. Tani na pret një rrugë e gjatë". /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2014, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori