Rashica magjik, dopietë ndaj Schalke 04 (VIDEO)






Milot Rashica është “ylli” që po shndrin në “Weserstadion”. 22-vjeçari kosovar realizoi një dygolësh me shumë vlerë në fitoren 4-2 të skuadrës së tij, Werder Bremen, ndaj Schalke 04.

Një sukses me përmbysje ky i ekipit që drejtohet nga trajneri Kohfeltd, pikërisht falë Rashicës, që realizoi fillimit golin e barazimit 1-1 në minutën e 31-të, i shërbyer nga Kruse (takimin e kishte zhbllokuar më parë Embolo 26’), ndërsa në të 73-ën tregoi klasin e tij, duke shënuar golin e 3-1, teksa më parë Kruse kishte shënuar me penallti golin e epërsisë për vendasit.

Schalke mundi të kthente shpresat për të mos dalë pa pikë në minutën e 85-të me Embolo vetëm pak çaste pas zëvendësimit të Rashicës, por në minutat e mbetura Werderi u mbrojt mirë, madje shënoi edhe golin e 4-2 me Harnik, duke siguruar në fund një fitore me shumë vlera, që erdhi pas një serie prej 3 barazimesh radhazi.

Për Milot Rashicën ky ishte goli i 6-të në këtë sezon të Bundesligës me skuadrën nga Bremeni si dhe dygolëshi i dytë, pas atij të realizuar në fitoren e thellë 4-0 me Augsburgun.
Shtuar më 09/03/2019, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori