Rashford: Nuk luajtëm si Manchester United sot
Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, ka folur për "Sky Sports" pas humbjes së pësuar në derbin me Manchester C ity-n.

"Nuk luajtëm si Manchester United sot. Nuk është mirë. Minimumi që mund të bëjmë është të punojmë shumë dhe të japim gjithçka për ekipin, tifozët, klubin dhe veten", ka thënë 21-vjeçari.
"Ka qenë e vështirë të arrijmë këtu ku jemi, por është zhgënjyes fakti se nuk po arrijmë të luajmë siç luanim në janar. E dimë se çfarë nuk funksionon, ka të bëjë me aspektin psikologjik dhe me dëshirën për të vrapuar për ekipin".

"Harroni kampionatin dhe katër vendet e para, ndeshje të tilla nuk humben. Nuk e kemi kritikuar asnjëherë njëri-tjetrin, por duhet të shikojmë realitetin. Duhet të kërkojmë ta përmirësojmë njëri-tjetrin".

"Duhet të harrojmë Champions League-ën, duhet t'i shkojmë në fund këtij problemi dhe të kthehemi të luajmë si Manchester United", ka përfunduar Rashford. /albeu.com/

Shtuar më 24/04/2019, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori