Rashford zgjedh sulmuesin më të kompletuar në Premier League
Marcus Rashford ka zbuluar admirimin e tij për Sergio Aguero-n duke e cilësuar yllin e Manchester City-t si sulmuesin më të kompletuarPremier League.

Argjentinasi ka shkuar historinë e Qytetarëve gjatë viteve të fundit, duke u shndërruar në një prej sulmuesve më të mirë të Europës.

Sulmuesi i Anglisë dhe rivalëve të Manchester United, Rashford, është një tifoz i madh i 30-vjeçarit dhe aftësisë së tij për të shënuar gola.

Aguero ka shënuar 18 herë këtë sezon në Premier League dhe Rashford tregon atë që i pëlqen më tepër tek ai: "Mendoj se edhe në një ditë të keqe, ai mund të shënojë tre apo katër gola.

Kjo për mua është një cilësi që do ta ndërroja me çdo cilësi tjetër. Për mua është sulmuesi më i kompletuar i Premier League." /albeu.com/


Shtuar më 19/03/2019, ora 22:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori