Rashica: E merituam fitoren
Sulmuesi anësor i Kosovës, Milot Rashica është ndarë i kënaqur me paraqitjen e tij në ndeshje ndaj Maltës, por edhe me të bashkëlojtarëve të tij, për të cilët thotë se kemi luajtur për njëri-tjetrin.

“Normal që jam i kënaqur me golat dhe asistimet, por edhe më shumë me fitore, pasi na është dashur kjo fitore dhe kemi punuar shumë për njëri-tjetrin”, ka thënë fillimisht Rashica pas ndeshjes.

“Kemi luajtur si ekip dhe kjo është më e rëndësishmja për grupin”.

“Jemi futur në ndeshje për mos me bë gabime si në ndeshjen e fundit, dhe ia kemi arritur ta bëjmë këtë”.

“Pjesa e parë nuk ishte e mirë, por u përmirësuam në të dytën”.

“Nuk ka kundërshtar të lehtë, por jemi futur në ndeshje për të fituar dhe në fund e kemi merituar fitoren”.

“Ndeshja më e rëndësishme është me Azerbajxhanin, pasi sot e kemi përfunduar vetëm pjesën e parë dhe e dyta zhvillohet në Kosovë”.

“Përparësia është e jona pasi jemi tifozët tanë aty. Duhet të luftojmë dhe me arrit suksesin për Kosovën”, përfundoi ylli i Werder Bremenit.
Shtuar më 17/11/2018, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori