Rashica: Edhe po të isha në Europian do kisha zgjedhur Kosovën
Mes futbollisteve të cilët kanë vendosur të kalojnë nga radhët e përfaqësueses shqiptare drejt asaj të Kosovës, emri më i përfolur ka qenë sigurisht ai i Milot Rashicës.

Mesfushori i cilësuar si një talent i padiskutueshëm dhe e ardhmja e përfaqësueses shqiptare, ishte ndër të parët që mori vendimin të largohej. Një zgjedhje e cila u komentua gjerësisht si hatërmbetje e tij për mosgrumbullimin në Europian nga trajneri De Biazi.

Por në një prononcim për “Top Channel”, futbollisti i cili luan sezonin e tij të dytë me Vitese në Holandë, tregoi se sido që të kishin shkuar gjërat në qershor, ai do të kishte zgjedhur gjithsesi Kosovën.

“Edhe nëse do të isha grumbulluar në Europian, sigurisht do ta kisha më të vështirë, por përsëri do të zgjidhja Kosovën. Nuk ka pasur lidhje vendimi im me Europianin. Herën e fundit që kam komunikuar me De Biazin i kam bërë të ditur vendimin tim dhe kaq. Jam shumë i kënaqur që luaj me Kosovën. Këtu jam rritur e formuar si futbollist, prandaj dua të jap kontributin tim”, ka thënë Rashica./Albeu.com/

Shtuar më 04/10/2016, ora 21:19
Boo
e Martë 4 Tetor 2016, Ora 22:27
Po pse ben shqiponjen me duar atehere or debil?.. ste deshti askush prandaj erdhe ne kosove.. ke si löoj matrapaz me mbiemer shkau nuk i duhet kombtares..
Drenica
e Martë 4 Tetor 2016, Ora 22:28
Hahhah kur ska shi edhe breshni ashte i mire !!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori