Rashica ironizon Ilda Bejlerin: Tradhtare ... (FOTO)

Futbollistët gjithmonë e më shumë po kalojmë më shumë kohë të lirë në rrjetet sociale. Kjo është rruga e preferuar e personazheve publike, të cilët, me anë të një fjalie të shkruar ndërmjet komenteve, japin mesazhe të ndryshme kundrejt masave të ndjekëse.

Moderatorja dhe gazetarja e “SuperSport”, Ilda Bejleri, ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” duke shkruar: “Sapo i thash PO KOSOVËS”, ka shkruar moderatorja, ndërkohë që ka postuar një foto nën logon e “Super Sport Kosovës”.

Një ndër komentuesit ka qenë pikërisht Milot Rashica. Mesfushori i Viteses, i cili la Kombëtaren shqiptare për atë të Kosovës, pak ka ngacmuar gazetaren dhe në të njëjtën kohë ka ironizuar atë pjesë të opinionit sportiv në Shqipëri që e cilësoi si tradhti largimin nga Shqipëria.

“Tradhtare”, ka shkruar mesfushori në koment për foton dhe diçiturën e hedhur nga Ilda Bejleri. Nuk ka vonuar përgjigjja e kësaj të fundit: “Hahaha ky fat na ra”.


Shtuar më 13/09/2016, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori