Rashica jep asist, rriten shancet për të siguruar formacionin
Mesfushori kosovar i Viteses, Milot Rashica, e ka ndihmuar ekipin e tij të marrë një pikë në ndeshjen e sotme të kampionatit holandez në shtëpi përballë Ekselsior. Ai dha asistin e golit të dytë të Viteses, që barazoi shifrat në 2¬2 pas disavantazhit 0¬2 në 14 minutat e para.

Rashica e nisi takimin nga stoli dhe u hodh në fushë vetëm në minutën e 61¬të. Në të 73¬tën ai u bë protagonist teksa dha pasimin e fundit në golin e shënuar nga Tigadouini. Me këtë barazim, Vitese mban provizorisht vendin e 7 në renditje me 17 pikë të grumbulluara, shkruan “Panorama Sport”.

Prej dy ndeshjesh mesfushori i përfaqësueses së Kosovës e ka humbur vendin e titullarit në ekipin e tij, dhe sipas mediave holandeze kjo ka ndodhur sepse ai nuk është në një formë të mirë. Me asistin e dhënë sot, ndoshta trajneri do të vendosë ti ribesojë atij një fanelë titullari.
Shtuar më 26/11/2016, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori