Rashica mund t'i bashkohet Napolit nëse ...
Milot Rashica vijon të mbetet në qendër të merkatos së disa klubeve të mëdha Europiane. Seria A shihet si destinacioni i tij më i mundshëm.

Në fakt ende nuk ka një ofertë konkrete për futbollistin e kombëtares shqiptare, pasi një transferim i mundshëm i tij te Napoli lidhet me lëvizje të tjera në skuadër.

Më konkretisht, Rashica mund të mbërrijë te të kaltrit vetëm nëse largohet Callejon, i cili luan në krahun e djathtë. Nëse transferohet në Serinë A, te Napoli, Rashica nuk do të ketë mbështetjen e Elseid Hysajt, për të përshtatur sa më shpejt te kjo skuadër.

Të dy lojtarët luajnë në linjën e djathtë, Hysaj në prapavijë ndërsa Rashica në mesfushë por me detyra të theksuara sulmuese.

Shtuar më 04/07/2016, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori