Rashica: Na mungoi fati
Milot Rashica pas ndeshjes është shprehur se luajtën shumë mirë ndaj Ukrainës.

Sulmuesi anësor i Përfaqësueses së Kosovës e ka cilësuar paraqitjen si pozitive të Kosovës, por humbja ka ardhur nga mungesa e fatit dhe përqendrimit në raste të caktuara.

“Ishte një lojë shumë më e mirë se ajo ndaj Kroacisë”, ka thënë Rashica.

“Nuk është se nuk kemi pasur raste, por neve po na mungon fati dhe koncentrimi”, ka përfunduar këmbëshpejti kosovar. /Albeu.com/
Shtuar më 09/10/2016, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori