Rashica në formacionin e javës në FIFA 19
Pas përfundimit të ndeshjeve të fundit të kombëtareve, në tërë globin, FIFA 19 ka publikuar formacionin e tyre më të mirë të javës

Paraqitja e mirë e Milot Rashicës, sidomos kundër Maltës, është shpërblyer nga FIFA.

Kosovari shënoi një gol të bukur në Maltë dhe kishte gisht në disa prej golave që u shënuan në ishull, ku Kosova arriti fitoren më të madhe prej që merr pjesë në ndeshje zyrtare në gara të UEFA-s.

formacionin e parë janë: Alisson (Brazil), Kolarov (Serbi), Van Dijk (Holandë), Orban (Hungari), Salah (Egjipt), Pjanic (Bosnje Hercegovinë), Wijnaldum (Holandë), Valencia (Ekuador), Kane (Angli), Mahrez (Algjeri), Sane (Gjermani).

Kurse në formacionin e dytë janë: Olsen (Suedi), Jedvaj (Kroaci), Forrest (Skoci), Ziyech (Maroko), Kamara (Norvegji), Rashica (Kosovë), Batshuayi (Belgjikë), Waston (Kosta Rika), Mateus, Seferovic (Zvicër), Collins (Irlandë), Rusnak (Rusi).
Shtuar më 21/11/2018, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori