Rashica shënon dopietë dhe i dhuron fitoren Werder Bremen (VIDEO)


Werder Bremen është kthyer te fitorja falë Milot Rashicës.
Ylli i Kosovës ka qenë heroi i skuadrës së tij në ndeshjen e luajtur në transfertë kundër Wolfsburg.

Rashica ka zhbllokuar takimin pas 13 minutash lojë me një penallti dhe i ka dhuruar fitoren 3-2 ekipit të tij me golin e realizuar shtatë minuta para fundit të ndeshjes.

Weghorst ka realizuar golin e barazimit 1-1 për vendasit në minutën e 36-të, ndërsa Bittencourt ka kthyer në avantazh Werder-in në të 39-ën.

Goli tjetër i Wolfsburg është realizuar nga William në minutën e 73-të.
Shtuar më 01/12/2019, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori