Rashica te Liverpool? Flet Klopp
Liverpooli ka shprehur interesim për Milot Rashicën.

Ditë më parë "Bild" raportoi se Jurgen Klopp synon transferimin e sulmuesit kosovar.

Në një konferencë për shtyp Klopp sot ka folur edhe për përforcimet e ardhshme të Liverpoolit.

Në mes të tjerash, strategu gjerman ka thënë se futbollistët që duan t'i bashkohen Liverpoolit, duhet të sfidojnë për një vend në formacionin titullar.

"Liverpoolit i duhen futbollistë që duan ta zënë vendin e tyre në formacion. Që duan ta bëjnë hapin e madh me ne dhe që duan të zhvillohen", u shpreh Klopp.
Shtuar më 24/02/2020, ora 20:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori