Rasti Suarez, flet drejtori sportiv i Juventusit
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici thotë se nuk është i brengosur që po hetohet në rastin Suarez.

Ai thotë se nëse do të ishte nevoja ai do të ndikonte përsëri që Suarez të pëfundonte testin e gjuhës italiane.

Suarez kishte arritur marrëveshje me Juventusin në verë dhe për ta arritur kalimin në Torino i nevojitej pasaporta italiane.

Prandaj, sulmuesi uruguaian, iu nënshtrua provimit të gjuhës italiane, i cili doli të ishte i kurdisur, pasi sulmuesi uraguaiani dinte pyetjet.

"Klubi e sqaroi dje qëndrimin tonë, prandaj nuk kam çfarë të shtoj. Ne nuk jem të brengosur", tha Paratici.

Paratici i kishte telefonuar ministres Paola di Micheli për ta pyetur se çfarë i nevojitej Suarezit për ta marrë pasaportën italiane, e cila i duhej për t’u transferuar në Juventus.

"Paola Di michelin e kam mike që prej fëmijërisë. Ne jetojmë të njëjtin qytet, edhe ajo e qartësoi qëndrimin e saj, prandaj nuk kemi pse të brengosemi", shtoi ai.

Pastaj, Paratici u pyet nëse do ta bënte të njëjtën përsëri.

"Patjetër se po. Natyrisht se po. Nuk mendoj se ta bësh një pyetje është e pavend. Në fakt, më mirë është ta pyesësh dike që di më mirë se ti. Të bësh pyetje nuk është krim", këmbënguli ai.

Shtuar më 06/12/2020, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori