Raul, Drejtor Sportiv i Real Madrid?
Pëlqej
Real Madrid synon të rikthejë në klub ish sulmuesin Raul Gonzalez, por këtë herë jo në rolin e goleadorit. Presidenti Perez i ka ofruar legjendës madrilene postin e Drejtorit Sportiv me kompetenca më të mëdha se ato që ka pasur Miguel Pardeza. Kontaktet kanë nisur dhe pritet që gjatë javëve të ardhshme, ish sulmuesi të marrë një vendim përfundimtar.

Aktualisht, Raul po punon me gjuhën angleze pasi posti i Drejtorit Sportiv e kërkon me çdo kusht një gjë të tillë, por nga ana tjetër nuk po lë pas dore as aktivizimin te katariotët e Al-Sadd.

Ai ishte i pranishëm edhe në Lisbonë gjatë finales së Champions League, ndërsa emërimi i Hierros në postin e zv/trajnerit e afron edhe më shumë me shoqërinë "Merengues" pasi Raul ruan ende një miqësi të ngushtë me ish mbrojtësin.

Me fanellën e "Los Blancos", Raul ka luajtur 732 ndeshje dhe ka shënuar 320 gola. 3 tituj Champions League, 6 Kampionate, 2 kupa Interkontinentale dhe 4 Superkupa Spanje e Europe. Ky është palmaresi i pasur i një prej lojtarëve më të suksesshëm të Realit të Madridit gjatë dekadave të fundit.

Në vitin 2010 ai u transferua te Schalke 04 ndërsa gjatë dy sezoneve të fundit luan me Al Sadd në Katar. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori