Raul Garcia: Nuk mendojmë për eliminim
Albeu.com
Mesfushori defansiv i Atletico Madridit , Raul Garcia, ka thënë se skuadra e tij shpreson të shkojë sa më lartë në Ligën e Kampionëve.Vetëm tre ditë e ndajnë Atleticon nga ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve pas plot 12 vitesh, ndërkohë që ylli tyre ka thënë se ideja për nj dështim të mundshëm nuk është në mendjen e tyre.

“Gjithmonë kam thënë se nuk dëshiroj ta përdor fjalën dështim. Do ta quaja zhgënjim të madh nëse eliminohemi para fazës së grupeve, mirëpo nuk do të ishte zhgënjim. Është e vërtetë se as që ë kemi menduar një gjë të tillë, ndërsa kur flasim me bashkëlojtarët nuk flasim për dështim”, kanë qenë fjalët e 22-vjeçarit.
Shtuar më 13/08/2008, ora 05:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori