Ylli i
Wolves,
Raul Jimenez në afatin veror ishte i lidhur me kalimin të gjiganti italian, Juventus.
Vet sulmuesi konfirmoi se "Zonja e Vjetër" dhe Manchester Unitedi janë të interesuar, por asnjëherë nuk u arrit
marrëveshja.
Gazetari italian njëkohësisht eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka zbuluar disa fakte interesante pse dështoi
marrëveshja.
"
Jimenez nuk gënjen,
Juventusi shikoi disa sulmues në mënyrë që të mos ishin të papërgatitur".
"
Jimenez nuk ndodhi sepse
Wolves menjëherë kërkuan 80 milionë euro pa bonuse".
"Në të ardhmen, kush e di", shkroi ai në koment të postimi i Calciomercato.
Sidoqoftë, lojtari vazhdon të pëlqehet shumë nga skuadrat e mëdha dhe ndoshta ky vit do jetë i fundit në fanellën e "Ujqërve".
Shtuar më 16/11/2020,
ora 12:21