Raul largohet nga Reali ne fund te sezonit
Albeu.com
Pas Paolo Maldinit një tjetër legjendë e futbollit Europian është gati të lërë stafetën. Siç bën të ditur e përditshmja spanjolle “Sport”, Raul kapiteni historik i Realit të Madridit është i gatshëm të thotë lamtumirë në fund të këtij sezoni.Në origjinën e këtij vendimi është edhe zgjedhja e tij pas raportit që ka ai me trajnerin e Galaktikëve Manuel Pellegrini dhe me mundësitë e Raul për të mos garuar dot më në nivele të larta siç bënte disa vite më parë. Në të ardhmen e Raul i cili ka shënuar më shumë se 200 gola me fanellën e bardhe duket se është kampionati Amerikan i futbollit.
Shtuar më 13/01/2010, ora 17:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori