Raul: Nuk kam plane për pensionim
Albeu.com
Kapiteni i Real Madridit, Raul Gonzales, thotë se nuk është duke menduar për të ardhmen e tij dhe për ditën se kur do të tërhiqet nga loja aktive e futbollit.“Gjithmonë kam jetuar sot për sot, dhe nuk mendoj se çfarë mund të ndodhë nesër. Në rastin tim, duhet ta përfundoj këtë vit të marrëveshjes time si dhe dy të ardhshmit”, ka thënë Raul.

“Ky edhe është qëllimi im, të vazhdoj t’i mbroj ngjyrat e klubit në nivel më të mirë deri në vitin 2011, ndërsa pastaj t’i analizoj të gjitha gjërat”, shton kapiteni i kampionit të Spanjës.

Edhe shtatë gola e ndajnë Raul nga të qenit golashënuesi më i mirë në historinë e klubit spanjoll.
Shtuar më 08/10/2008, ora 04:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori