Raul: Reali të mëson të respektosh kundërshtarin
Ato që ë bëjnë Real Madrid klubin më të madh në glob nuk janë vetëm sukseset që ka arritur gjatë gjithë historisë së tij, por edhe vlerat që përçon në botën e futbollit. Është pikërisht një ikonë e gjigantëve spanjollë, Raul Gonzales, i cili theskon se shkolla "Los Blancos" të mëson të kesh respekt për kundërshtarin.

"Për Real Madrid nuk ka ndeshje miqësore. Objektivi është gjithmonë fitorja, por duhet të paraqitesh sa më të mirë në të gjitha aspektet dhe sigurisht duhet të kesh respekt për kundërshtarin", tha ish kapiteni.

35-vjeçari i bëri këto komente pasi u pyet për ngjarjen e pakëndshme që ndodhi në dhomat e zhveshjes në takimin Levante – Real 1-2, ku supozohet se Pepe provokoi kundërshtarin Balesteros, duke e nxitur këtë të fundit që të reagonte në mënyrë të dhunshme.

"Real Madrid ka disa vlera të veçanta. Janë ato vlera që i përcollën tek ne Alfredo Di Stefano dhe kolegët e tij me skuadrëb fantastike të viteve 50-60. Vlera që të bëjnë të admirosh dhe respektosh kundërshtarët, kudo që ta veshësh fanellën e Realit. Pikërisht për këtë arsye Real Madrid është një klub kaq i madh", deklaroi Raul.

Raul Gonzales, i cili fitoi gjithcka me Realin gjatë 16 viteve karrierë në Madrid, në verë të 2010 u transferua te Shalke në Bundesligë, ndërsa aktualisht është pjesë e Al Saad, në Katar. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2012, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori