RB Leipzig i hap derën e largimit, Keita te Liverpooli gjatë janarit
Skuadra gjermane, Red Bull Leipzig nuk kanë përjashtuar transferimin e mesfushorit Naby KeitaLiverpool gjatë muajit janar.

Një marrëveshje mes dy skuadrave është arritur për mesfushorin nga Guinea, i cili duhet të bashkohet me Liverpoolin verën e ardhshme.

Megjithatë, mediat në Gjermani theksojnë se klubi nga Merseyside mund të sjellë Keian në skuadër qysh në afatin e dimrit këtë sezon.

Sipas gazetës gjermane Bild, RB Leipzig nuk kanë dëgjuar ende nga Liverpool – mbi plane të tilla, por dera është e hapur për të miratuar këtë veprim.

Nëse RB Leipzig do të eliminohej nga Liga e Kampionëve para Krishtlindjeve, do të kishte pak arsye për drejtuesit e klubit që të mbanin në skuadër një lojtar, e ardhmja e të cilit është diku tjetër.

Si e tillë, perspektiva e dërgimit të Keitas në Liverpool për të përfunduar marrëveshjen origjinale prej 75 milionë euro nuk është përjashtuar.

Përveç kësaj, drejtuesit e Liverpoolit po mendojnë edhe alternativa tjera për transferim gjatë janarin, ku më i përfoluri është mbrojtësi i Southamptonit, Virgil Van Dijk. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2017, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori