RB Leipzig tregon se çdo të thotë "lojtari nuk shitet"
Sipas pronarit të klubit të Bundesligës, Dietrich Mateschitz, RB Leipzig ka hedhur poshtë ofertën e dytë prej 66 milionë paund nga Liverpuli për mesfushorin Naby Keita.

Pala gjermane është e bindur se ata nuk do ta shesin Keita gjatë kësaj vere pasi kundërshtoi një ofertë të dytë nga gjigantët e Anfield. Liverpool fillimisht ofroi 57 millionë paund dhe e ka rritur atë shifër me 9 millionë të tjera, në një masë që do të kishte thyer rekordin e transferimit të klubit, përcjell Albeu.com.

Por Leipzig po reziston fort, pavarësisht ambicies së lojtarit për një ekip më të madhe dhe parave që ekipi do mund të ndërhyunte në merkato. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2017, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori