Reagimet pas ndeshjes Kukësi - Skënderbeu
Trajneri i Kukësit, Mladen Milinkovic u shfaq i zhgënjyer ng humbja në shtëpi ndaj Skënderbeut, duke theksuar në emisionin “Gol pas Goli” se ekipi nuk dha maksimumin.

“Kur luan në një ndeshje të tillë duhet të jesh në gjendje të mirë dhe ne nuk ishim. Vetëm në disa momente ishim mirë, patëm probleme në mesfushë. Fatkeqësisht donin të fitonim, por nuk ia dolëm dot të merrnin as barazimin. Bëmë edhe disa gabime që na sollën humbjen. Në pjesën e parë u ndëshkuam nga një gabim në mbrojtje. Nuk jemi të kënaqur pasi nuk ishim agresiv, nuk dhamë më të mirën. Në derbi nuk ke shumë mundësi, një rast nëse të jepet duhet ta shënosh. E kam thene edhe më parë që Skënderbeu ka shumë ndeshje, por edhe të ndihmojnë që lojtarët të lidhen me njëri-tjetrin. Nuk duam t’ia ulim vlerën fitores së Skëndërbeut, por sot ishim ne dobët. Nqs do të luanin sic ishim përgatitur gjatë gjithë javës rezultati do të ishte ndryshe.”

Ndryshe u shpreh trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, që u shfaq i kënaqur nga skuadra e tij dhe marrja e 3 pikëve.

“Unë do të thoja që merituam gjithcka sot. Dua të ndalem që ketë fitore ta dedikojmë Gavazaj. Djemtë e merituan fitoren. Rivaliteti në skuadër në shtyn përpara, sepse të gjithe luftojnë për fanellën e titullarit. Kemi startuar mire sepse kemi pasur ndeshje të forta me rivali si Kukësi, Partizani, Flamurtari. Vijmë me ngarkesë nga ndeshejt ne Europë, por prap ia dolëm, raporton SuperSport. Ekipi ka frymën e shpirtit të garës. Tek penalltia i thashë që nuk duhet të bien. Më pëlqeu performanca e Ditës dhe Takut, janë përshtatur mirë. Kam një grup futbollistësh që dinë të menaxhojnë cdo situatë.”

Në fund për mikrofonin e Supersport folën edhe Sabien Lilaj me Fidan Aliti

Lilaj: “Sot të gjithe lojtarët luajtën shumë mirë, pavarësisht lodhjes ia dolëm të luanim mirë. Kalimi në grupet e Europa League na ka dhënë një hap para kudnërshtarve. Kjo është ajo që na vecon nga kundërshtarët. Sa herë me jep mundësia për të shënuar e shfrytëzoj në maksimumin, kur shënoj jam i kënaqur.”

Aliti: “Për mua s’ka problem ku luaj në qëndër apo në të majtë, kudo të më caktojnë unë do të jap më të mirën. Tek të dy pozicionet ndihem mirë. Të gjithë më ndihmojnë që të përshtatem me skuadrën. Pa ndihmën e tyre nuk do ta kisha të thjeshtë.”
Shtuar më 02/10/2017, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori