Reagoi ashpër pas zëvendësimit, Gattuso dënon mesfushorin brazilian
Pas humbjes befasuese 0-2 në shtëpi përballë Fiorentinës të shtunën në mbrëmje, Napoli do të rikthehet sërish në “San Paolo” sonte në orën 20:45 për t’u përballur me skuadrën e Lazios në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Trajneri Gattuso mbajti për disa orë në grumbullim futbollistët e tij të shtunën në mbrëmje, në përpjekje për të kuptuar se çfarë nuk shkon dhe se si duhet ndryshuar për mirë situata.

Megjithatë tekniku kalabrez do të duhet të bëjë llogaritë me faktin që përballë do të ketë skuadrën më në formë të momentit të Itali, por edhe me mungesat ku spikat ajo e Koulibaly në mbrojtje.

Përveç senegalezit që është i dëmtuar, Gattuso do të duhet të bëjë edhe pa brazilianin Allan, që reagoi keq pas zëvendësimit në ndeshjen ndaj Fiorentinës dhe është dënuar nga trajneri, ndonëse vetë klubi napolitan deklaroi se bëhet fjalë për një problem muskulor.

Megjithatë sonte pritet të debutojë edhe sllovaku Stanislav Lobotka, i cili iu bashkua napolitanëve pak ditë më parë nga Celta Vigo, ndonëse vështirë se Gattuso do t’i besojë nga minuta e parë, dukje qenë se vetëm pak ditë ka punuar me ekipin.
Shtuar më 21/01/2020, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori