Reagojnë katalanasit pasi mësuan kundërshtarin në Champions League
Pëlqej
Chelsea kundër Barcelonës do të jetë një tjetër duel tejet interesant në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Barcelona mësoi sot se Chelsea do të jetë kundërshtari i saj i radhës në garën më prestigjioze evropiane, pas shortit që u hodh në Nyon të Zvicrës, shkruan Albeu.com.

Hera e fundit që këto dy skuadra u takuan ishte në vitin 2012 në gjysmë finale, kur anglezët eleminuan gjigantin spanjoll pas fitores 1-0 në shtëpi dhe barazimit 2-2 në “Camp Nou”.

Drejtori i Barcelonës për marrëdhënie institucionale, Guillermo Amor, ka thënë se Barça e dinte se do të mund të përballej me Chelsean.

“E dinim se gjasat ishin të mëdha të na binte Chelsea dhe kështu ndodhi, e mirëpresim. Nëse doni të fitoni, duhet t’i mposhtni të gjithë. Do t’i futemi këtij dueli me optimizëm, vetëbesim dhe dëshirë të madhe për të kaluar tutje”, ka thënë Amor. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2017, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori