Reagon ish-presidenti i Realit: Futbollistët nuk donin Mourinhon
Jose Mourinho nuk u rikthye tek Reali teksa mësohet se lojtarët e Los Blancos ishin kundër Portugezit, duke detyruar Perez te rikthente Zidane.

Këtë në fakt e ka zbuluar nga ish-presidenti i “Los Blancos”, Ramon Calderon.

"Mendoj se është zgjedhja e duhur. Alternativa tjetër ishte Mourinho, por në ditët e fundit, liderët e dhomës së zhveshjes kërkuan që të mos kthehej portugezi. Mourinho la shumë probleme kur u largua nga Real. Ishte trajner kontrovers, kishte shumë probleme dhe tifozët ishin të ndarë. Ai është trajner i mirë, nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë, ai ka shumë trofe, por ai e ka një problem e liderët e ekipit."

Shtuar më 12/03/2019, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori