Reagon Messi: Me Ibrën kemi shkuar mirë
Lionel Messi ka ndërhyrë sot rreth grindjes së tranjerit të tij Pep Guardiola me ish shokun e tij të skuadrës Ibrahimoviç. Sulmuesi i Milanit kishte deklaruar nl librin e tij një moment grindjeje me teknikun e Barcelonës kur ishte pjesë e katalanasve, madje e kishte ofenduar Guardiolën.

Madje disa zëra pranë klubit të Barcelonës thonë se Zlatan Ibrahimoviç ka lënë shije të hidhur te futbollistët blaugrana për shkak të sjelljeve të tij me shokët e skuadrës.

Por Messi ka dashur ta zbusë disi situatën duke thënë për gazetën katalanase "Mundo Deportivo": " Nuk di çfarë mendoni por unë personalisht jam ndjerë mirë me të si shok ekipi dhe besoj se dhe shokët e tjerë besojnë se ndajnë të njëjtin mendim me mua. Nëse ka patur diçka, atëherë do ketë qënë me tranjerin dhe jo me ne lojtarët", përfundoi Leo Messi. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori