Reagon Messi pas barazimit ndaj Bilbaos
Lionel Messi ka pranuar se Barcelonës i duhet shumë punë për të zgjidhur problemet në mbrojtje edhe pse pohoi se nuk është i brengosur me formën e skuadrës pas barazimit ndaj Athletic Bilbaos.

“Nuk jemi në ankth sepse sezoni sapo ka filluar dhe kemi një vit të gjatë përpara”, tha Messi.

“Ne nuk i pritem rezultatet e fundit, por në këtë ndeshje krijuam raste për të fituar por nuk ia dolëm. Duhet të jemi më të fortë në mbrojtje. Vitin e kaluar ka qenë e vështirë të shënosh ndaj nesh, por tani duket e lehtë për ta bërë”, shtoi Messi.

“Nuk duhet të pranojmë gola në çdo ndeshje, prandaj duhet të përmirësohemi dhe të jemi më të fortë në mbrojtje kjo është gjëja me më rëndësi”, theksoi ai. /
Shtuar më 29/09/2018, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori