Reagon Messi pasi fitoi "Topin e Artë", kujton këtë moment të veçantë
Lionel Messi është fituesi i çmimit më të vlefshëm individual në botë 'Topi i Artë', raporton Zëri.info.

Sulmuesi argjentinas arriti të triumfojë në ceremoninë e sontme të organizuar nga 'France Football' në Paris.

Ylli i Barcelonës la pas vete yjet si Virgil van Dijk, Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane.

Natyrisht, gëzimi i Messit kur u citua emri i tij ishte i madh.

Pas ceremonisë, Leo Messi është shprehur i lumtur, derisa ka falënderuar gazetarët, bashkëlojtarët, Barcelonën dhe të tjerët.

“Dua të falënderoj gjithë gazetarët që kanë votuar për mua, që donin që unë ta fitoj këtë çmim, faleminderit shumë", ka thënë fillimisht Messi.

"Faleminderit edhe lojtarëve, skuadrës sime, kanë kontribuar shumë për këtë çmim që unë kam fituar, i falënderohem vërtetë shumë", vlerësoi Messi.

Më kujtohet momenti i parë në Paris, me vëllezërit e mi, kur fitova topin e parë, ishte magjike, s’e kisha menduar, sidomos pas u ktheva ta fitojë disa herë”, shtoi Messi./
Shtuar më 02/12/2019, ora 22:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori