Reagon Pique për qëndrimin e Griezmannit tek Atletico Madrid

Pëlqej
Gerrard Pique e ka marrë me qetësi vendimin e Griezmannit që të qëndrojë te Atletico Madridi.

Antoine Griezmann ka bërë të ditur të ardhmen e tij përmes një video të publikuar në rrjetin social “Twitter” se do të qëndrojë te Atletico Madridi.

Pas vendimit të Griezmannit për të qëndruar te Atletico, ka reaguar Gerard Pique i Barcelonës, i cili ka bërë një postim në “Twitter”.

“Një tjetër mënyrë për të parë jetën e futbollistëve dhe dyshimet e tyre për të marrë vendime më të rëndësishme të karrierës së tyre. Faleminderit ekipit (Kosmos_Studios) dhe sidomos Griezmannit për këto javë të fundit. Keni vendosur që të qëndroni te Atletico dhe shpresoj që të bëni sezon fantastik”, shkroi Pique. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori