Reagon Ramos: Ata i harruan kërcënimet me vdekje
Spanja arriti të marrë një fitore 1-2 kundër Anglisë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Por në këtë ndeshje tifozët e Anlgisë nuk e kanë pritur mirë mbrojtësin e Spanjës, Sergio Ramos dhe nuk kanë ngurruar ta vërshëllejnë sa herë ai kapte topin.

Në fund të kësaj ndeshje Sergio Ramos, ëhstë shprehur se kishte qenë duke shpresuar për një mikpritje më të mirë.

“Do të dëshiroja të merrja një pritje tjetër. Ata e mbajnë mend një veprim në finale, por askush nuk i mban mend kërcënimet me vdekje që familja ime dhe fëmijët e mi kemi marrë”, ka thënë Ramosi.

“Ne kemi filluar një epokë të re me një trajner që ka shumë përvojë dhe nuk ka mënyrë më të mirë për ta filluar sesa me një fitore në Wembley”.

“Dështim mund të quhet vetëm atëherë kur skuadra nuk luan me shpirt, por sot ne dhamë gjithçka prej vetes dhe ky është minimumi që kërkohet nga një lojtar i Real Madridit dhe i Kombëtares së Spanjës”. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2018, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori