Reagon Ramos: Jam një tifoz i madh i VAR-it
Pëlqej
Reali i Madridit fitoi dje 2-1 në transfertë ndaj Ajax-it.

Por më shumë se triumfi në "Amsterdam Arena" shkaktoi polemikat në lidhje me golin e anuluar të vendasve në pjesën e parë.

Por Sergio Ramos, e ka shprehur dashurinë e tij për VAR-in, teksa kjo teknologji bëri që Los Blancos ta sigurojë fitoren.

"Jam tifoz i madh i VAR-it dhe, dalëngadalë, kjo teknologji po e bën futbollin më të drejtë. Ka pasur raste kur ne jemi ndëshkuar nga ajo dhe sot e anuloi një gol kundër nesh dhe kjo ishte tejet e rëndësishme", ka thënë Ramos.

Shtuar më 14/02/2019, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori