Reagon Spalleti pas sulmit të Wanda Naras
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka reaguar ndaj sulmit që i ishte bërë sot bashkëshortes dhe agjentes së Mauro Icardit, Wanda Naras, duke kërkuar që të arrestohen sa më shpejt personat që e kishin shkaktuar këtë incident.

“Shpresoj që kushdo që e ka bërë këtë gjë do të gjendet dhe do të arrestohet sepse kjo është një gjë e papranueshme. Është e papranueshme dhe besoj se policia është duke u marrë me të”, ka thënë Spalletti.

Këtë mëngjes, ajo kishte qenë duke vozitur pranë stadiumin San Siro, kur vetura e saj u godit nga gurë. Fëmijët e saj ishin në ulëset e pasme të veturës, mirëpo askush nuk u lëndua nga ky incident.

Sipas Sport Mediaset, Wanda u kishte thënë policëve se ajo dhe të gjithë të afërmit e Icardit kanë marrë mesazhe kërcënuese nga tifozët e Interit. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori